I kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos i arrestuar djalin, GJKKO nxjerr nga qelia policin në Kavajë

Aktualitet
I kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos i arrestuar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga qelia policin e Kavajës, Ilir Dizdari i akuzuar për korrupsion pasiv. GJKKO vendosni masën 'arrest shtëpie' për efektivin e policisë Ilir Dizdari, i cili u arrestua më 8 korrik nga SPAK dhe SHÇBA.

Dizdari i kërkoi një personi 4 mijë euro me qëllim favorizimin për të mos ia arrestuar djalin, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ilir Dizdari, me detyrë specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e policisë Kavajë ka keqpërdorur detyrën e tij duke i kërkuar 4 mijë euro një shtetasi që të mos i arrestonte djalin. Oficeri i Policisë kërkonte shumën prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.

Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës duke marrë paratë, ndërsa si provë materiale u sekuestrua vlera monetare prej 4 mijë eurosh dhe celulari i policit.

ME TE LEXUARAT