Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Fluks turistësh nga Kosova në Morinë, 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm

Dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobuzave me targa të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. Të dhënat e policisë kufitare bëjnë ditur për hyrjen në Shqipëri të mbi 8 mijë qytetarë kosovarë dhe 2 mije automjeteve vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ky fluks me një numër 6 mije qytetarë të Kosovës është shënuar edhe mëngjesin e së premtes. Dogana e Morinës gjatë fundjavave po punon me kapacitet të plotë të sportele 6 si dhe me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve në hyrje të vendit tonë. Sipas të dhënave të policisë së Kosovës në 11 ditëshin e fundit bregdeti shqiptar dhe qytetet historike patën 80 mijë vizitorë nga Kosova.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet