Është në arrest shtëpie, ‘Zogu i Tiranës’ surprizohet nga miqtë e tij për ditëlindje me dhurata luksoze

Showbiz

TIRANE

Moderatori Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” feston sot ditëlindjen. Ai ndodhet në arrest shtëpie, por megjithatë në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga njerëzit e dashur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hermesi është surprizuar që në mesnatë nga miqtë e tij, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. Miqtë i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.

Nuk dihet ende sa do të zgjasë arresti në shtëpi por fansat po presin rikthimin e tij në ekran. Kujtojmë se 26-vjeçari i ka mohuar akuzat e tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm

rreth 2 muaj mw parw prezantuesi i njohur në disa programe televizive të mëngjesit, Hermes Nikaj, që njihet si “Zogu i Tiranës”, u lirua nga qelitë e paraburgimit të Burgut 313, ku qëndroi për afro 5 muaj nën akuzat e prostitucionit.

Aktualisht, Hermes është liruar dhe është në arrest shtëpie, por në datën 8 qershor ai ka pasur një seancë gjyqësore, në të cilën nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.

ME TE LEXUARAT