Braksti automjetin e mbushur me 94 kg drogë, arrestohet drejtuesi në kufitin shqiptaro-grek

Aktualitet
Braksti automjetin e mbushur me 94 kg drogë, arrestohet drejtuesi në

Një automjet është gjetur i braktisur në kufirin shqiptaro-grek dhe më konkretisht në rrugën Asproklisi, Igumenicë. Mësohet se automjeti fillimisht ka dalë nga rruga dhe më pas është braktisur për shkak se ka pësuar dëme materiale.

Nga kontrollet e policisë greke të kryera në automjet janë konstatuar në bagazh pako me lëndë narkotike, me një total prej 94 kg 450 gram drogë e llojit marijuane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë ka nisur kontrolli zonës, duke përdorur edhe qenin nuhatës. Nuk kaloi shumë dhe pas pak orësh policia pikasi një shtetas që po ecte në këmbë në vendin e quajtur Rajo. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi grek ishte drejtues i mjetit të braktisur dhe për këtë arsye është arrestuar.

Për më tepër që gjatë kontrollit të tij u gjet 0.2 gram kokainë dhe 300 euro.

ME TE LEXUARAT