Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Xhemi Shehu u largua papritur, zbulohet se kush do e zëvendësojë në “Portokalli”

Bukuroshja Xhemi Shehu nuk do të jetë më në drejtimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit.

Pas shumë vitesh si pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, me sa duket “Top Channel” ka vendosur për largimin e Xhemi Shehut nga show më i ndjekur komik i së dielës.

Burime kanë bërë të ditur se, moderatorja simpatike Xhemi Shehu, do të largohet nga prezantimi i spektaklit sezonin e ardhshëm.

Mësohet se, sezonin e ardhshëm spektaklin më të dashur të humorit, do ta drejtojë një emër i njohur.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Eneda Tarifa, e cila do të rikthehet sërish si moderatore, duke u bërë pjesë e “Portokallisë”.

Tarifa rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas katër vitesh mungesë, për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar “Portokallinë”.

Largimi i Xhemi Shehut është marrë si vendim nga administratorët e “Top Channel”, për t’i dhënë freski dhe frymë të re spektaklit të humorit “Portokalli” në sezonin e tij të ri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet