Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Unë kryeministër, Rama president”, gazetari pyet Bashën: Po Meta c’pozicion do ketë? Ja si përgjigjet lideri demoktrat

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar sot se Edi Rama i ka nisur ndërmjetës me ofertën që kryeministri aktual të jetë president dhe lideri demokrat të jetë kreu i qeverisë.

Basha tha se oferta e Ramës vjen vetëm me kushtin që të hiqen koalicionet para-zgjedhore.

Pas kësaj deklarate, një gazetar ka pyetur Bashën se cfarë përfiton Meta nga kjo marrëveshje. Basha u shpreh se “Rama pazar kërkoi, por nuk mori asgjë në këmbim”.

Gazetari: Në politikë ka marrëvshje dhe pazare. Folët për një pazar, ju kryeministër, Rama president. Ajo që e bën interesant është fakti se cili do të ishte pozicioni i presidentit aktual, zoti Meta në këtë Pazar.

Lulzim Basha: Sa i përket cështjes së pazarit, është një pyetje hipotetike, se pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet