Pazari “ti kryeministër, unë president”, Rama reagon pas deklaratës së Bashës për ofertën: S’jam populli!

Aktualitet
Pazari “ti kryeministër, unë president”, Rama reagon pas

Pas fjalimit të mbajtur me gazetarët ditën e sotme të Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me listat e hapura, ka reaguar menjëherë Kryeministri Rama.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë s’i ka kursyer ironitë sa i takon ofertës që lideri i PD-së theksoi se i kishte bërë Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

ME TE LEXUARAT