Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Skuadra gjermane hidhet ne sulm per Lionel Messin

Ekipi gjerman i Bayern Munich do të hidhet në sulm për Lionel Messin. Kjo është “bomba” që vjen nga Spanja, pasi ylli argjentinas ka bllokuar negociatat për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja e Leos me klubin katalanas skadon në vitin 2021, por një klauzolë e përfshirë në të mund ta lejojë Messin të largohet nga Barcelona që këtë verë.

Numri 10 i Argjentinës fiton 39 milionë euro në sezon aktualisht dhe vetëm një klub i pasur si Bayerni mund t’ia lejojë vetes ta ketë në ekip.

Por është edhe një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë: lidhja me Adidasin. Kompania gjermane, përveçse ka si imazh kryesor të saj pikërisht Leon, zotëron edhe 8.33 për qind të aksioneve të Bayernit.

Kështu, pas një jete të kaluar duke parë Messin të mbajë veshur fanellën Nike të Barcelonës, kjo do të ishte një mundësi e madhe në nivel komercial për Adidasin.

Tifozët bavarezë kanë filluar të ëndërrojnë për atë që do të ishte goditja e shekullit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet