Partizani "shkund" Tiranën, bardheblutë barazojnë në shtesë!

Sport
Partizani "shkund" Tiranën, bardheblutë barazojnë

Eshte mbyllur barazim 1-1 derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Sfida ka qenë e luftuar dhe ka pasur episode shënimi në të dyja portat, por të parët që kanë kaluar në epërsi kanë qenë vendësit, falë golit të brazilianit Uilliam Kordeiro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tirana e vuajti këtë gol dhe humbi qartësine, por në kohën shtesë bardheblutë do të gjejnë forcën e duhur dhe do të godasin në minutën e 92-të, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Ekipi i Tiranes ngjitet në koutën e 66 pikëve, 7 më shumë sesa Kukësi që luan të shtunën kundër Teutës, ndërsa Partizani në vendin e pestë me 49 pikë.

ME TE LEXUARAT