Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Ja kush i nxiti…”, denoncimi i fortë i gazetares: Policia “harroi” një mal me prova në shtëpinë e Zhaneta Josifit

Gazetarja Anila Hoxha shkruan ne faqen e saj ne rrjetet sociale dhe policia dhe pokuroria kane lene nje mal me prova ne banesen ku u gjet e vdekur Zhaneta Josifi dhe vajza e saj.
Sipas gazetares, keto prova jane mbledhur nge te afermit e grave dhe i jane dorezuar grupit te hetimit por nga ana tjeter shikohet nje mungese efektiviteti ne hetimin e kesaj ngjarje.

Horrori vazhdon…
Mendoni pak nje njeri qe ju as nuk e njihni, por dini qe ai ka humbur dy te aferme ne nje akt vetflijimi ende te panjohur se nga cfare u shtyne. Në këtë tragjedi ai nderkohe shpreson qe e mbijetuara Blerta te kthehet menderisht dhe fizikisht.

Ky njeri se bashku me te tjeret, pasi humbi Anisen dhe Zhaneten, i drejtohet serisht autoriteteve. Vec dhimbjes , ai eshte i ngarkuar me nje pako plot me prova qe autoritetet, pra edhe policia edhe prokuroria nuk i moren te plota nga tmerri qe pane e kaluan ne banesen e famljes Josifi. Nga neglizhenca.

Ose sido qe te quhet eshte e pafalshme
Prova qe duhet te ishin marre seriozisht , nese shteti shqiptar ka ndermend te hetoje seriozisht nese ka apo jo sekte qe influencojne ne mendjen e qytetareve dhe i deformojne derisa shkojne tek thrilleri.

Prova qe administrohen nje jave me vonese dhe kur nderkohe java iku me burokracira, asnje i pyetur asnje veprim hetimor, asnje kontroll kamerash edhe pse qytetaret vazhdojne tme shkruajne ne facebook duke me vene ne dijeni “Zhani shperndante fletushka deri ne fund te 2018 prane unazes se re…Zhanin e kemi pare tek Selvia… “. E te tjera

Dua te di cfare veprimesh konkrete ka kryer policia vec kqyrjes se baneses? Zero veprime. Cfare veprimesh ka kryer prokurori? Zero veprime, asnje kerkese per pergjim ..asnje kontroll sallash te dyshimta .. zero zero zero..

A nuk do quhej e rendesishme per hetimin broshura qe e vetdorezoi vete i afermi ku grate mësohen si te parandalojne semundje e te vetmjekohen?
A nuk do ishte po aq i rendesishem emri Cinztanza …..nga Holanda bashkangjitur dhe numri i saj i telefonit?
A nuk do ishte i rendesishem fotografia e Anises se bashku me gjashte persona te paidentifikuar?
Blloku i shenimeve ‘Per Blerten nga ANI”?

Po kartvizita e nje E.C, i cili eshte lider shpirteror ne nje vend kulti ne Tirane?
Shenimet Jeharah Shammah Zoti im?
Po copat e letrave te shkruara me laps si pershembull ‘Prit eshte Refia ne banje… ma hapma deren kur te mundesh ose e hap une vetem me thuaj…hapma cezmen.. hajde….me duhet te rish edhe nje ore aty se keta tek Teoja jane aty… ?”

Ka nje sere gjurmesh qe grate e vdekura dhe e mbijetuara kane lene. Sot mbush nje jave nga zbulimi i ketij horrori dhe ende nuk ka asnje emer. Paaftesi per institucionet kur familja vazhdon te dorezoje prova dhe ne ende nuk e dime si quhet ky sekt qe te cmend dhe te vret.

Vazhdoni flini, me ate gjumin qe duhet tju ishte prishur para shume vitesh kur femije e adoleshente i jepnin fund jetes dhe kur shume te tjere nderrronin jete ne duar mjekesh pasi nuk pranonin ndihme.
Cfare duhet te ndodhe ende?

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet