Italia shënon 12 të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve, rritet frikshëm numri të infektuarve të rinj

Bota
Italia shënon 12 të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve,

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 276 persona, nga të cilët 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportohet se janë rritur frikshëm rastet e të infektuarve të moshave të reja me koronavirus, duke e cuar numrin në 229 persona. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona, po aq sa edhe ditën e djeshme.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë. Edhe numri i personave në terapi intesive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65.

ME TE LEXUARAT