Dalin përgjigjet, edhe tre lojtarë të tjerë me COVID-19, Partizani: Gati për derbin me Tiranën

Sport
Dalin përgjigjet, edhe tre lojtarë të tjerë me COVID-19,

KF Partizani bën me dije se edhe 3 lojtarë të tjerë kanë rezultuar brenda kampit të kuq me COVID_19. Ata janë Esat Mala, Kristi Kote dhe Erald Çinari.

Të tre këta futbollistë janë asimptomatikë dhe janë vetizoliar. Më parë pozitivë rezultuan pozitivë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, dhe tashmë tek kampi i kuq janë 5 lojtarë me COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përkundër kësaj KF Partizani thotë se pjesa tjetër e ekipit është në gjendje optimale, dhe pavarësisht mungesave është gati për derbin me Tiranën nëse lejohet të luhet.

STATUSI NGA KF PARTIZANI

NJOFTIM

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

ME TE LEXUARAT