COVID infekton gjykatën speciale dhe SPAK-un, "pezullohet" hetimi i krimeve

Aktualitet
COVID infekton gjykatën speciale dhe SPAK-un, "pezullohet" hetimi

Një nga anëtarët e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit është infektuar me koronavirus. Ky zhvillim i papritur ka sjellë shtyrjen e disa seancave gjyqësore.

Ditën e premte i janë nënshtruar tamponit të gjithë gjyqtarët, por edhe prokurorët e SPAK që gjenden në të njëjtën godinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, punonjës të ISHP-së kanë kryer testin me tamponë dhe për pjesën e administratës.

Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit përfundimtar, do jetë instituti shëndetësor që pritet të vendosë për vazhdimin e proceseve gjyqësore.

Në hyre të gjykatës është vendosur një tunel dezinfektimi me qëllim parandalimin e COVID-19, ndërsa përdorimi i maskave dhe dorezave është detyrim për të personat që hyjnë në ambientet e brendshme.

ME TE LEXUARAT