Arrestohen 2 persona në Durrës, njëri për dhunë në familje, tjetri drejtonte BMW-në pa leje drejtimi

Aktualitet
Arrestohen 2 persona në Durrës, njëri për dhunë në

DURRËS

Dy persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 46- vjeçar në Durrës u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar për dhunë në familje.

Nga ana tjetër, një 31- vjeçar u kap nga Policia pasi drejtonte BMW-në pa leje drejtimi, dhe si përfundim ra në pranga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin:

Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT