Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zoran Zaev bie sërish në kurth: Macron është një lider i tmerrshëm, George Soros mik i madh i Maqedonisë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev bie pre e një tjetër loje të komedianëve ukrainas Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov, të njohur për publikun me nofkat Vovan dhe Leksus.

Këtë herë ata i telefonuan ish-kryeministrit maqedonas me maskën e aktivistes 17-vjeçare për klimën, Greta Thunberg. Mes çështjeve të shumta që diskutohen gjatë telefonatës, Zaev pohon opinionin e “Gretës së rreme” se Macron është një lider i tmerrshëm.

“Makroni është i tmerrshëm. Ndryshoi qëndrimin për ndryshimet klimatike. Herën e fundit ai u soll shumë keq, tradhëtoi vlerat perëndimore në favor të riafrimit me lindjen dhe po ndjek interesat ruse. Nuk e di se ç’i ka premtuar Putini”.

“Po diçka e tillë ka ndodhur por shpresoj se ai do të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen, pasi Franca dhe Gjermania janë vende lider në botë. Botën duhet ta udhëheqin në mënyrë pozitive dhe jo kështu duke ndryshuar pozicionet”, tha Zoran Zaev.

Po ashtu Zaev shpreh konsideratën për miliarderin George Soros, për të cilin thotë se është një mik i mirë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i reformave për shtetin ligjor. Në korrik të vitit të kaluar, Zaev ra sërish pre e dy komedianëve të cilët u shtirën si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet