Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Zgjedhorja”, Ralf Gjoni i përgjigjet deputetit të CDU-së: Do luftojmë deri në fund për…

Deputeti Ralf Gjoni, me anë të një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur deputetit të CDU-së në Bundestag, Johan Uadephul, pasi ky i fundit tha se parlamenti shqiptar duhet të votojë Reformën Zgjedhore pa asnjë ndryshim.

Ralf Gjoni shprehet se deputetët shqiptarë që duan të ardhmen e vendit në BE do të votojnë për një sistem me lista ta hapura, si një kërkesë e popullit shqiptar.

Postimi i Ralf Gjonit:

Pergjigje Deputetit te CDU-CDU ne Bundestag, Johann Wadephul

Parlamenti shqiptar nuk eshte zyre noteriale e marrëveshjeve jashte institucionale qe rehabilitojne lidere te vjeteruar anti evropiane e te korruptuar. Shqiperia ka nevoje per nje reforme elektorale te vertete qe i pergjigjet aspiratave te popullit shqiptar qe deshperimisht kerkon demokraci.

Dhe ju siguroj si juve, ashtu edhe CDU-CSU se ne si deputete te pergjegjshem e pro evropiane kemi ndermend te luftojme deri ne fund per nje sistem elektoral me lista te hapura qe kenaq deshiren e mbi 80% te popullit tone te cilit i ka ardhur ne maje te hundes ne status quone ne vend.

Ralf Gjoni

Nenkryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet