Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Të dielën u arrestove, të hënën në punë shkove”, Erion Kristo “elegji” për Agim Kajmaku

Aktivisti i shoqërisë civile Erion Kristo përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar i revoltuar në lidhje me vendimin e lirimit të Agim Kajmakut vetëm një ditë pas arrestimit të tij.

Sipas tij ky lirim është dëshmi se drejtësia e re nuk ekziston dhe s’është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e shëmtuar që po iu serviret vazhdimisht qytetarëve.

Madje pedagogu e mbyll postimin e tij me një ndjesë nda ndjekësve të tij për besimin që ka treguar fillimisht ndaj kryeprokurorit të ri.

Postimi i plotë:

“Të dielën u arrestove, të hënën në punë shkove”. Drejtësia e re po na gënjen gjithë ditën. Ajo nuk kap dot një kajmak, mendo pastaj këta dragonjtë. Na i kurseni këto shfaqje të shëmtuara. Ju nuk bëni dot drejtësi. Jeni të gjithë të shitur, gjykatës e prokurorë. Lojtarë të pistë. Ju kërkoj falje o njerëz, që kisha shpresë te Kryeprokurori i ri. Ky qenka më keq se pararendësi. Shqipëria është në duart e bandave. Si nuk keni turp që kërkoni integrim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet