Sigurohen votat për Reformën Zgjedhore, 6 deputetë të opozitës parlamentare pro marrëveshjes: Do ta votojmë!

Politikë
Sigurohen votat për Reformën Zgjedhore, 6 deputetë të

Gjashtë përfaqësues të opozitës së re parlamentare janë shprehur pro marrëveshjes për reformën zgjedhore, që u arrit në 5 qershor mes palëve politike. Të ndarë në palë, nga 3 deputetë, opozitarët si përfundim kanë qenë në të njëjtën linjë, atë të votimit të “Zgjedhores”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pari që foli rreth këtij qëndrimi ishte deputeti Artur Roshi deklaroi se bashkë me disa deputetë, ata do japin votën pro marrëveshjes, pasi është dhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me BE.

“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Partia Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave.”, tha ai.

Ndërkohë, Troplini pohoi se Shqipëria ka vetëm dy rrugë për të ndjekur, BE dhe SHBA.

“Marr përsipër që të flas në emër të Ballit Demokrat Kombëtar. Që është formuar që në diktaturë. Ne kemi mbijetuar dhe kemi shuar përtej detit. Strategjia drejt BE dhe SHBA, janë dy rrugës. Nëse ka debat mes opozitës dhe maxhorancës, çdo kush duhet të tolerojë diçka dhe të heq dorë nga diçka. Kjo është një nga pikat e BE dhe Bundestagut”, tha ai.

Pro marrëveshjes ishte dhe deputetja Fatjona Dhimtri, e cila pohoi se çështja e koalicioneve është lojë e Ramës, ndërsa shtoi se konsensusi për këtë reformë është kusht për çeljen e negociatave.

“Si deputete e Kuvendit të republikës se Shqipërisë theksoj se çështja e koalicioneve, është lojë e Edi Rama. S’jam në Kuvend për të mbështetur Edi Rama. Jam në opozitë me Edi Ramën. Besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj integrimin e vendit, një marrëveshje e mbështetur nga ndërkombëtarët. S’mbahen peng nga Rama. Konsensusi për reformën është i vetmi kusht për negociatat”, pohoi Dhimitri.

LEFTER MALIQI: VOTAT PËR MARRËVESHJEN JANË

Një tjetër grup i deputetëve të opozitës parlamentare është shprehur pro marrëveshjes për reformën zgjedhore. Kështu, në një prononcim për mediat, deputeti Lefter Maliqi pohoi se votat për të miratuar këtë reformë janë. Mes të tjerash ai shtoi se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama. “I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti Gjetan Gjetani qëndroi po ashtu në të njëjtën linjë, ndërsa shtoi se opozita është pro kësaj marrëveshje.

GJETAN GJETANI: JAM PRO MARRËVESHJES SË 5 QERSHORIT

“Jemi pro marrëveshjes. E siguroj Ramën dhe maxhorancës që janë votat. Marrëveshja ka marrë pëlqimin e BE dhe SHBA. Marrëveshja është arritur në ambasadën e SHBA-ve. Pra të gjithë janë pro marrëveshjes. Ndaj i bëj thirrje PS që të kalojë marrëveshjen në Komisionin e Ligjeve”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT