Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Milan hap “thesin” për Rangnick, gjermani ulet në pankinë me 160 mln euro për merkaton

Deri tani janë shpenzuar 650 milion euro, por kjo shifër do të rritet ndjeshëm me projektin e ri të Milanit që i është besuar Ralf Rangnick. Që pas marrjes së pronësisë së klubit kuqezi, fondi “Elliot” i miliarderit amerikan Paul Singer nuk është kursyer siç tregojnë shifrat e publikuara nga revista “Milano Finanza”, por arritjet sportive të skuadrës në fushën e lojës kanë qenë zhgënjyese. Për ta ndryshuar këtë situatë, “Djalli” do të bëjë edhe një sforco tjetër financiare.

Sipas mediave italiane, me uljen në pankinë dhe pushtetin pa kufi që do t’I jepet edhe në sektorin teknik, Rangnick do të ketë një buxhet të rëndësishëm që shkon nga 120 deri në 160 milion euro. Këto para do të shpenzohen duke nisur nga merkato e verës.

Profili i lojtarëve që preferon tekniku gjerman janë të rinj dhe të talentuar. Kjo është edhe linja e kërkuar nga Ivan Gazidis. Sipas tij, Milan nuk duhet të jetë vetëm një klub futbolli, por edhe një biznes fitimprurës, duke rivlerësuar futbollistët e rinj me punën e një trajneri ekspert si Ralf Rangnick.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet