Makina përplas 6-vjeçarin, niset me urgjencë në spital. Policia në kërkim të shoferit

Aktualitet
Makina përplas 6-vjeçarin, niset me urgjencë në spital.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.17, në Durrës ku një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç.

Mësohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

NJOFTIMI I POLICISE DURRES:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT