Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Majko: Vota e diasporës të menaxhohet nga një postë ndërkombëtare, jo ajo shqiptare!

Ministri i Diasporës, Majko ka deklaruar se në Kodin e ri Zgjedhor do të shkruhet qartë e drejta e emigrantëve për të votuar. Majko tha se vota e tyre do të bëhet me postë, por jo nga ajo shqiptare por nga një e huaj që është e specializuar për menaxhimin e situatave të tilla në mënyrë që të mos ketë baltosje të procesit.

Aktualisht tha Majko, ka nisur regjistrimi i emigrantë dhe se vota e tyre do i bashkohet qarkut të Tiranës.

“Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të.

Vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun e Tiranës”, tha Majko.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet