Ishte shpallur i zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë kryebashkiaku i Seulit

Bota
Ishte shpallur i zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë kryebashkiaku i

Kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut, Park Won-soon është gjetur i pajetë ditën e sotme, ndërkohë që ai rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Mediat e huaja raportojnë se ai është gjetur në Bugak, në pjesën veriore të Seulit, në afërsi të vendi ku sinjali i telefonit të tij ishte detektuar nga policia gjatë kërkimit. Ka qenë vajza e tij ajo që dha alarmin në polici, pasi nuk po kontaktonte dot me të atin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022.

ME TE LEXUARAT