“I dua fëmijët e mi”, publikohen detaje të tjera rrëqethëse nga momentet e fundit të George Floyd

Bota

Vdekja e George Floyd, gjatë arrestimit të tij në SHBA, ka irrituar jashtë mase popullin amerikan. Qytetarët në Amerikë janë ngritur në protesta të njëpasnjëshme në mbrojtje të tij.

Media e njohur “Guardian” ka publikuar së fundmi detaje të reja që tregojnë për momentet e fundit të jetës së afro-amerikanit. Mësohet se 46 vjecari me ngjyrë, në momentet e fundit ka thënë se e do shumë nënën dhe fëmijët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam i vdekur. Thuaju fëmijëve të mi që i dua shumë. Jam në gjendje katastrofike. Më dhemb stomaku. Më dhemb qafa. Cdo gjë më dhemb. Kam nevojë për ujë ose dicka tjetër. Ju lutem. Nuk mund të marr dot frymë, oficer”, janë fjalët e fundit të Floyd, publikuar pas transkripteve që u bënë publike.

Po ashtu, mësohet se Floyd ka thënë mbi 20 herë “nuk mund të marr dot frymë”.

Efektivi Derek Chauvin u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë. Bashkë me të u thirrën në gjyq si bashkëfajtorë edhe tre ish oficerë tashmë të policisë.

ME TE LEXUARAT