Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Drejtori i OBSH: Kërcënimi më i madh sot, nuk është virusi!

Dy ditë pasi SHBA nisi procesin për t’u tërhequr nga OBSH, Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në konferencën javore me vendet anëtare se: “E vetmja rrugë për të fituar luftën nga koronavirusit, është bashkimi i vendeve”.

“Kërcënimi më i madh tani nuk është vetë virusi. Por mungesa e miqësisë dhe solidaritetit në një nivel global dhe kombëtar. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi nëse jemi të ndarë”, përsëriti drejtori i përgjithshëm.

OBSH gjithashtu ka krijuar një komitet të pavarur për të vlerësuar menaxhimin e pandemisë. Raporti i parë i komitetit, i cili do të kryesohet nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark dhe ish-presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, do të paraqitet në një asamble të përgjithshme në nëntor.

“Për vite me radhë, shumë prej nesh kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie katastrofike. Çështja nuk ishte nëse do të ndodhë, por kur do të ndodhë. Bota nuk ishte ende gati për këtë pandemi”, përfundoi drejtori i OBSH-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet