Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Deputetët e opozitës pranojnë marrëveshjen e Këshillit Politik: Do votojmë pro, është kusht i BE

Për disa deputetë të opozitës parlamentare, e vetmja rrugë e Shqipërisë është Bashkimi Europian, ndërsa marrëveshjen mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës, është e ngurtë dhe burim konflikti.

Tre deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri janë shprehur pro marrëveshjes, ndonëse deklaruan se nuk janë në Kuvend për të mbështetur Edi Ramën por janë kundër tij.

“Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng. Është i vetmi kusht i plotësuar për hapjen e negociatave”, tha Fatjona Dhimitri.

Nga ana e tij Artur Roshi tha se ai së bashku me disa deputetë do japin votën pro pasi është kusht për hapjen e negociatave, duke u justifikuar me faktin se ka pasur një kontribut dhe ndërhyrje nga ana e ndërkombëtarëve.

“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten.

Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave. Jemi në një linjë me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën sa i përket listave të hapura, dhe qëndrimet e mija i kam thënë edhe më herët”, tha Roshi.

Burime bëjnë me dije se pritet që Kodi Zgjedhor të kalojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve dhe mundësisht të jetë gati për seancën e 23 Korrikut. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kryetari i grupit socialist, Taulant Balla ka kërkuar të mos humbasë më kohë dhe të shkohet përpara me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentari i duhen 84 vota për të arrtiur në miratimin e marrëveshjes që kanë arritur më 5 Qershor, ndërsa PS ka në Kuvend 77 deputetë. Me 3 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave shkon në 80 pro ndryshimeve që janë bërë në kuadër të Reformës Zgjedhore, ndërsa duhen edhe 4 vota.

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme është paralajmëruar një tjetër deklaratë për mediat mes tyre edhe Lefter Maliqi dhe mendohet se pas caktimit të përafërt të datës se kur do të kalojë në Kuvend, votat janë bërë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet