Zbulohen qelitë e improvizuara nga trafikantët e drogës, dhunonin dhe torturonin pengjet

Bota
Zbulohen qelitë e improvizuara nga trafikantët e drogës, dhunonin

Policia holandeze ka zbuluar dhoma torture dhe qeli të improvizuara në kontenierë pranë kufirit me Belgjikën, ku dyshohet se trafikantët e drogës mbanin dhe torturonin pengjet. Gjatë operacionit u sekuestrua gjithashtu 24 kilogramë drogë, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga pamjet e para të publikuara nga autoritetet,vihen re se në mure ishin vendosur material izolues për zhurmat për të penguar dëgjimin e ulërimave.

“Të dyshuarit i quanin kontenierët ‘dhoma e trajtimit’, dhe është e qartë se ato janë përgatitur për të torturuar njerëz,” – thuhet në një deklaratë.

Në tavan dhe në dysheme duken gjithashtu edhe pranga ndërsa të gjitha qelitë ishin të vëzhguara nëpërmjet një rrjeti kamerash. Magazina ku ndodheshin këto qeli të improvizuara u zbulua gjatë hetimeve për një 40-vjeçar nga Haga i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe komplot për vrasje.

Policia ishte në gjendje të gjurmonte disa mesazhe të kodifikuara të aplikacionit EncroChat, dhe kjo u mundësoi autoriteteve për të ndjekur në kohë reale kriminelët.

ME TE LEXUARAT