Zbulo ç'tregon mënyra si i mbani duart për lidhjen tuaj

Soft

Gjuha e trupit, e vetmja gjuhë që s'tradhton kurrë! Kaq e vërtetë është kjo, sa nisur nga detaje fare të vogla psikologët ia dalin të përcaktojnë karakterin e dikujt ose natyrën e një marrëdhënieje shoqërore.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E dinit se mënyra se si i mbani duart me partnerin tregon shumë rreth lidhjes suaj.

 

Ndërthurje dhe prekje e lehtë e gishtërinjve- Respekt

Kjo mënyrë tregon se marrëdhënia është tepër e qëndrueshme, e ngritur mbi besimin dhe respektin ndaj individualitetit apo privatësisë së njëri- tjetrit.

 

Pëllëmbë mbi pëllëmbë- Përgjegjësi

Zbulo ç'tregon mënyra si i mbani duart për lidhjen tuaj

Përmes këtij pozicioni dallohet fare lehtë se cili nga partnerët dominon: gjithmonë ai, pëllëmba e të cilit gjendet poshtë duke i falur kështu gjysmës më të mirë qetësi dhe mbrojtje.

 

Puthitje- Përkujdesje

 

Përpiqeni të jeni të sinqertë, pa u munduar të fshihni pasiguritë apo gabimet tuaja. Marrëdhënia juaj udhëhiqet nga besimi dhe dashamirësia.

 

Bashkim i gishtërinjve të vegjël: Flirtim

 

Jeni ende në stadin e flirtimit, ndaj kjo mënyrë e mbajtjes së duarve përgjithësisht ndodh në fillim të lidhjes.

 

Prekje aksidentale: Simpati e fshehur

Pavarësisht se kimia ekziston, në shumicën e rasteve kjo lloj tërheqjeje nuk guxon kurrë të shkojë përtej shoqërisë!

 

Shtrëngim: Besim

Personi që shtrëngon gishtërinjtë tregon respekt, besnikëri dhe gatishmëri për të mbrojtur tjetrin, i cili nga ana e tij ndihet i sigurtë.

 

Mbajtje e kyçit: Tërheqje

Ka diçka agresive këtu që justifikohet nga tërheqja e lartë fizike dhe flakët e pasionit. Po kështu ky shtrëngim tregon se njeriu është egoist dhe i vrazhdë.

ME TE LEXUARAT