Spektakël qiellor/ Në korrik do të shihet me sy të lirë kometa e zbuluar gjatë marsit

Soft

Kometa e emërtuar “Neowise”, e cila u zbulua në fund të këtij marsi, do të jetë e dukshme me sy të lirë kudo në Mbretërinë e Bashkuar për pjesën tjetër të korrikut, njoftojnë astronomët.

Kjo kometë u pa për herë të parë nga teleskopi hapësinor NEOWISE më 27 Mars dhe do të arrijë pikën e saj më të afërt me Tokën më 23 korrik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do të jenë fatlumë ata banorë që mund ta ndjekin rrugëtimin e saj, pasi duhet të qëndroni zgjuar deri vonë për ta parë, të paktën deri në orën 2:30 të natës.

Nuk do të jetë një kometë shumë e shndritshme krahasuar me kometën e vitit 1997, por nëse e shihni me dylbi do të jetë spektakolare.

Gjatë afrimit të saj më të afërt me Tokën, kometa do të jetë rreth 64 milion milje larg - ose rreth 400 herë më larg se Hëna.

NASA është shprehur:

“Ajsbergu ndërplanetar i ka mbijetuar ngrohjes diellore deri tani dhe tashmë ndodhet shumë pranë Tokës, teksa po udhëton përgjatë sistemit diellor të jashtëm.”

Teksa afrohet me Tokën gjatë javëve në vijim, astronomët shpresojnë që kometa të bëhet me dukshme, me bishtin e saj që do të shfaqet vezullues në qiell dhe kështu do të jetë akoma më e lehtë për t’u parë.

Kometat janë bërë nga akulli, gazi dhe shkëmbi - të përshkruara shpesh si ajsbergë gjigandë hapësinorë - që priren të burojnë nga sistemi diellor i jashtëm dhe të lëvizin në një orbitë të gjatë.

Lloji tjetër kryesor i shkëmbit hapësinor, asteroidi, priren të jetë prej metali ose shkëmbi dhe mund të vijë nga kudo në sistem - duke përfshirë një grupim të madh asteroidësh të vendosur midis Marsit dhe Jupiterit.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT