Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rishfaqet Arta Marku, liron Agim Kajmakun nje dite pas arrestimit

Ish-kryebashkiaku i Vores Agim Kajmaku lirohet nga arresti me burg me vendim te gjykates se Apelit Tirane.

Vendimi eshte dhene diten e sotme ndersa kerkuese mesohet se ka qene prokurorja e ceshtjes Arta Marku, ish-prokurore e pergjithshme. Ajo ka kerkuar heqjen e arrestit per Kajmakun me argumentin se rrethanat e ceshtjes kane ndryshuar dhe kerkesa e saj eshte pranuar nga gjykata.

Pas vendimit te gjykates se Apelit per te hequr masen e arrestit me burg ndaj Kajmakut eshte caktuar nje mase e re sigurie me “detyrim paraqitje” ne policine gjyqesore. Agim Kajmaku u arrestua diten e djeshme pasi u paraqit ne nje spital privat ne Tirane me shqetesime te zemres dhe diabetit.

Kajmaku eshte akuzuar nga Partia Demokratike se ka fshehur denimin e dhene ndaj tij ne Greqi me emrin e rreme Jorgo Toto ku ishte arrestuar e denuar per perdorim kartmonedhash te falsifikuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet