Manastirliu apel të fortë qytetarëve: Ndihmoni në frenimin e virusit të rrezikshëm, epidemiologët prej 4 muajsh…

Aktualitet
Manastirliu apel të fortë qytetarëve: Ndihmoni në frenimin e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep mesazhin e fortë për qytetarët, teksa koronavirusi po përhapet frikshëm në vend, duke mos kursyer as bluzat e bardha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manastirliu shkruan në ‘Facebook’ se ekipi i epidemiologëve dhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren, për të luftuar virusin e rëndë.

Për këtë arsye, ministrja iu kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes në respektimin e masave për të ndihmuar epidemiologët dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Mesazhi i Manastirliut:

?#COVID19

? Mbi 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve.

⏩ Kjo ndodh sepse ekipi i epidemiologëve por edhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, pa u ndalur, ditë natë po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren.

T’i ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e ↔️ distancës, ? vendosjen e maskës dhe ?higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

#Bashkë kundër #COVID19

ME TE LEXUARAT