Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Kam provuar çdo drogë që ekziston qëkur isha 14 vjeç”, rrëfehet në gjykatë aktori Johnny Depp

Ditën e djeshme aktori i Hollivudit Johnny Depp ka dalë para trupit gjykues në procesin kundër shpifjes së mediave.

Depp ndër të tjera ka dëshmuar se që 14 vjeç ka provuar çdo lloj droge që ekziston, ka shkatërruar një dhomë hoteli në vitin 1995 dhe gjithashtu tregoi detaje rreth miqësisë me Keith Richards dhe Marilyn Manson, të cilësuar si “djemtë e këqij të Hollivud”.

Aktori legjendë i filmit me seri “Piratët e Karaibeve” erdhën pas akuzave se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard.

Johnny Depp deklaroi se ka qenë i varur nga drogërat në moshën e adoleshencës dhe madje njëherë ka pirë një tabletë me ilaçe të nënës së tij vetëm për të qetësuar nervat.

Aktori u shpreh:

“Gjithmonë kam qenë i interesuar te kundra-kultura ashtu si shumë nga heronjtë e mi të letërsisë, si [Geoffrey] Chaucer, që ishte i varur nga opiumi apo Thomas De Quincey.”

Ndërsa për shkatërrimin e dhomës së hotelit në New York më 1995, Depp deklaroi se në dhomë ka qenë me ish të dashurën Kate Moss dhe i është dashur të paguajë 10 mijë dollarë dëme të bëra./ Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet