Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Kam plogështi, ethe, temperaturë”, këngëtarja e njohur rezulton pozitive me koronavirus

Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha, autorja e këngës hit të viteve 2000 “Me ritëm do të vallzoj”, ka rezultuar pozitive me koronavirus. Në një postim në rrjetet sociale Hoxha tregon simptomat e saj si dhe i bën thirrje qytetarëve mos ta nënvlerësojnë virusin dhe të kenë kujdes të vazhdueshëm duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social.

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperaturë dhe kollë.

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. Lajiduart vendosemaskën, mbajedistancen p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet