Ja cfarë duhet të dini për një lëkurë të shëndetshme në verë, mos i neglizhoni këto këshilla

Soft
Ja cfarë duhet të dini për një lëkurë të

Kur përmendim verën, shumica prej nesh mendojnë se si të rehatohen në plazh ose pishina, të veshur me një palë rroba banje të reja e plot ngjyra.

Sezoni veror është një ndër periudhat më të rëndësishme për përkujdesin ndaj lëkurës, për shkak se është koha kur ajo është me e ekspozuar se kurrë në rrezet e diellit. Ndaj, po ju rekomandojmë disa këshilla tepër të vlefshme për kujdesin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hapi i parë është pastrimi

Përpara se të ndërmerrni hapa për përkujdesjen e lëkurës, sigurohuni që lëkura e fytyrës suaj të jetë sa më e pastër. Gjatë stinës së verës, lëkura ka tendencën të djersijë dhe të prodhojë më tepër yndyrë se në çdo stinë tjetër, duke shkaktuar kështu mbushjen e poreve me papastërti e mikrobe. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për larjen e saj me një shkumë pastruese apo me ujë micelar. Zgjedhjen e bëni ju!

Hidratimi është thelbësor

Shpesh mendojmë se me ikjen e dimrit fytyra nuk ka më nevojë për hidratim, por jo gabojmë! Hidratimi i lëkurës është i rëndësishëm në çdo stinë. Problemi që ekziston në verë, janë temperaturat ekstreme, të cilat dehidratojnë organizmin dhe thajnë lëkurën. Një lëkurë e thatë është e prirur të dëmtohet, ndaj duhet hidratues për ta mbrojtur atë. Kremi vepron si një pengesë për ndotësit, bakteret dhe djegien nga dielli. Zgjidhni një hidratues me yndyrë apo xhel (nëse keni lëkurë të yndyrshme) që përmban vitamina, të cilat edhe e ushqejnë njëkohësisht.

Zgjidhni produkte të lehta

Duhet t’i thoni “jo” çdo produkti që bllokon poret, sepse kjo gjë acaron lëkurën dhe bëhet shkak për infeksione dhe puçrra!

Përzgjedhja e produkteve të përditshme të lëkurës, kërkon kujdes të veçantë, sepse produktet e rënda dhe që bllokojnë poret, e bëjnë më të lehtë grumbullimin e baktereve në lëkurë. Mos harroni që në verë të vini primer. Përveçse si hidratues ai ndihmon kremin pudër të qëndrojë më mirë dhe më gjatë. Gjithashtu, ndërton urën mes lëkurës së hidratuar dhe kremit pudër, duke mos lejuar kështu mbylljen e poreve nga ky i fundit. Falë përbërësve anti-ndotës, ajo lufton dëmtimin e radikaleve të lira që mund të çojnë në plakjen e lëkurës së fytyrës. Lëkura do të duket e butë dhe e shëndetshme.

ZGJIDHNI PRODUKTE REZISTENTE NDAJ UJIT

Maskara, lapsi, peneli, toni i syve, lapsi i vetullave dhe çdo gjë tjetër duhet të jenë rezistentë ndaj ujit. Dhe jo vetëm kur të shkoni në plazh, por çdo ditë, pasi temperaturat e larta dhe djersët e prishin makijazhin. Nuk ka gjë më të sikletshme sesa një penel, maskarë, laps sysh apo vetullash që sfumohet nga djersa dhe të njollos.

APLIKONI BRONZER APO KONTUR

Theksoni ngjyrimet natyrale të lëkurës suaj, duke aplikuar produktet e duhura në ballë, mollëza, hundë dhe mjekër. Mos harroni të përdorni një tonalitet më të errët nga ai që përdorni zakonisht, është verëëë!!! Vetëm sigurohuni që të aplikoni më pak se ditët e zakonshme të çdo stine tjetër, pasi në verë është më se e mjaftueshme ajo sasi. Tani mjafton shumë pak tonalitet i errët që ju të nxirrni në pah tiparet tuaja!

FOKUSI TE BUZËT

Lëkura e buzëve është shumë e ndjeshme dhe temperaturat e nxehta gjatë verës thajnë indet delikate të lëkurës së tyre. Zgjedhja e duhur për to janë vajrat e buzëve, të cilat kanë veti trajtuese dhe ushqyese. Nëse nuk mjaftoheni vetëm me një shkëlqyes në buzë, atëherë zgjidhni një buzëkuq, por mos harroni t’i shtoni shkëlqim.

ME TE LEXUARAT