Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dyshime për shtatëzani? Ja kur duhet ta kryeni testin që të merrni rezultat të saktë

Shumë gra rreken të kryejnë një test shtatëzanie sapo kanë dyshimet e para.
Mirëpo, një rezultat i saktë nga testi mund të arrihet vetëm nëse e kryeni në kohën e duhur.

Nëse e kryeni një test shtatëzanie shumë herët, në urinë nuk ka hormon të mjaftueshëm HGC (hormon shtatëzanie), çka do të thotë se ju mund të jeni shtatzënë, por testi nuk ua vërteton dot.

Kjo do ju bëjë më shumë konfuze, teksa ju mendoni që nuk jeni por në fakt brenda jush po rrisni një jetë të re.
Kështu që këshillohet të prisni së paku 14 ditë nga fekondimi që më pas të aplikoni testin e shtatëzanisë dhe kësisoj do të keni edhe rezultate më pranë të saktës.

Sepse testet kurrë nuk janë 100% të sigurta.
Niveli i hormonit HGC rritet ndjeshëm pas javës së parë të fekondimit, por kjo ndryshon në gra të ndryshme.
Këshillohet që kur të kryeni test shtatëzanie, t’i aplikoni dy copë në ditë të ndryshme dhe kështu rezultati do jetë më i saktë.
Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet