Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dy lojtarë me COVID-19/ Reagon KF Partizani: Ja kush janë infektuar, të tjerët nuk kanë shfaqur simptoma

KF Partizani ka reaguar menjëherë për dy lojtarët me COVID-19 brenda ekipit duke bërë me dije se ata janë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati.

Pikërisht, ata kanë rezultuar sot me koronavirus dhe pas shfaqjes së simptomave menjëherë i janë nështruar testimit.

Por brenda kampit të kuq ka dhe lajme të mira, teksa Amir Bilali ka rezultuar negativ për COVID-19, kurse Boldor dhe Ferati janë në shtëpi të vetëkarantinuar.

STATUSI NGA KF PARTIZANI

NJOFTIM

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.

Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet