Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Beogradi në flakë, mijëra serbë mbushin rrugët e sheshet kundër karantinës

Mijera njerez iu pergjigjen edhe sot me protesta vendimit te presidentit Vuçiç per kthimin e shtetrrethimit.

Policia serbe ka përdorur gazin llotsjellës për të shpërndarë turmën para Kuvendit të Serbisë, të cilët kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur mjete të forta në drejtim të efektivëve të policisë.

Protestat, mbrëmjen e kësaj të mërkure po mbahen edhe në Novi Sad, ku protestuesit kanë dëmtuar ndërtesën e bashkisë në qendër të qytetit.

Kjo është nata e dytë që qytetarët serbë protestojnë kundër vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiç për rikthimin e shtetërrethimit këtë fundjavë në Beograd.

Një natë më parë turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë. Ata i vunë flakën disa automjeteve të policisë.

Qytetarët fajësojnë presidentin Vuçiç për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend.

Ndërkohë, presidenti Vucic tha se protestat kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve mbi Kosovën në Paris dhe Bruksel.

“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Aleksandër Vuçiç para kamerave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet