Asnjë banor i këtij fshati nuk ka veshkë, i shesin nga varfëria ekstreme

Bota

Shitja e veshkës për të bërë para nuk është një legjendë!

Tregtia ndërkombëtarë e veshkave e cila furnizon klinikat në të gjithë nën kontinentin ka një burim të madh në fshatin Hokshe.

Ky fshat mbart një sekret të errët, ku nga 75 familje vetëm në një lagje, të gjitha kanë së paku një anëtar që ka shitur veshkën e tij prej varfërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fshati Hokshe ndodhet në Nepal dhe banorët e tij janë aq të varfër sa për të mbijetuar kanë vendosur të shesin veshkat e tyre.

Që nga fillimi i viteve 90-të, kur fshatari i parë u afrua të jepte veshkën në këmbim të parave, kjo tregti ka marrë përmasa të frikshme në vend.

[caption id="attachment_1044037" align="alignnone" width="800"] Man Bahadur Tamang, 51 vjeç, i cili shiti veshkën e tij për 64,000 rupi Nepalese (727 dollarë) për shkak të varfërisë tregon shenjën nga operacioni.[/caption]

Të rrethuar nga skamja, banorët e fshatit shpesh i japin veshkat e tyre me një çmim tejet të ulët nga 150 dollarë, çmimi më i lartë është 1000 dollarë.

E megjithatë, ka raste kur donatorët e veshkave nuk i marrin paratë në këmbim, pasi e gjithë kjo është tregti në të zezë.

Dr. Rishi Raj Kafle, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Veshkave në Kathamandu shprehet se fshati Hokshe është shembulli i pastër se si njerëzit shfrytëzohen.

Burimi: Time | Përktheu dhe përshtati: Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT