Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Armand Duka zbulon planet e Champions League, jep shpresë për tifozët e Barçës

Armand Duka rikthehet të flas për mediat italiane, e bën këtë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s duke zbuluar planin e qeverisë së futbollit europian por turneun e tyre më të rëndësishëm, Champions League.

Në intervistën e tij për Radio Kiss Kiss Napoli, Duka foli dhe për Hysaj: “Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium. Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike”.

Lidhur me fazën e “Final Eight” të Champions, Presidenti Duka ka konfirmuar: “Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19”. Në fund, edhe një koment për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj.

“Nëse do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, – tha ndër të tjera presidenti i FSHF-ës Armand Duka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet