Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

6 gjoba në 24 orët e fundit, Task Forca për COVID-in: Zero toleranca për bar kafet dhe restorantet

Në 24 orët e fundit nga task forca e ngritur për anti-COVID-in në lidhje me zbatimin e masave mbrojtëse janë bërë 1617 inspektime nga ku rezultoi se 6 subjekte ishin në shkelje. Ndaj tyre, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU dhe policinë e shtetit vendosën 4 gjoba. Këto subjekte ishin bar-kafe dhe restorante, ndërsa dy subjekteve të tjera u janë pezulluar aktivitetet.

Këto masa administrative me gjobë u vendosën në qytet Berat, Diber, Elbasan, Tiranë, Korçë.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë, Task Forca e ngritur për anti-COVID-in, ka vendosur gjithsej 380 gjoba, ndërsa në total janë kryer 102.938 inspektime. Në fund Inspektorati Shtetëror Shëndetësor thotë se kontrollet do të vazhdojnë, fillimisht për ndërgjegjësimin e subjekteve, ndërsa më pas për të marra masa. Sipas tyre zero tolerancë do të ketë ndaj bareve, restoranteve, subjekteve tregtare, institucioneve publike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet