Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Zanafilla është diku tjetër”, psikologia flet për vetëflijimin e Zhaneta Petros dhe vajzës

Psikologet jane te shqetesuar ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur ne Kombinat ku nena u veteflijua me vajzen me qellim per tu ringjallur.

Sipas psikologeve, ngjarja lidhet me epidoset e meparshme ne jeten e viktimave. “Në literaturën tonë njihet si “çmenduria familjare”. Një psikozë e rëndë, që prek dy, tre, katër apo më shumë anëtarë.

Nëna ka patur një pozicion të fortë në familje. E traumatizuar nga humbja e bashkëshortit, ajo nis të zhvillojë një psikozë. Në të përfshin edhe vajzat ndaj quhet “Psikozë e induktuar”, theksojne psikologet.

Sipas tyre, gjithcka ka nisur si një rreth dhe më pas ka marrë përmasat e një vorbulle. Ato të treja kanë zhvilluar një koracë, një mur edhe ndaj të tjerëve. Nuk kanë pranuar as fizikisht dhe as me qëndrime apo mendime të ndryshme nga to.

“Literatura jonë njeh një rast me 12 anëtarë.

Raste të tilla janë të rralla edhe në Europë e botë”, theksojne psikologet, duke u shprehur te sigurt se ka qene Zhaneta Josifi qe e ka perjetuar keq vdekjen e te shoqit dhe me pas ka marre rolin e lideres ne familje ne kete cmenduri duke udhehequr edhe vajzat drejt nje sakrifice pa asnje kuptim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet