Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tragjedia në Kombinat, shpërthen xhaxhai i vajzave: Kanë influencuar zuzarët, nuk i gjetëm dot mafiozët

Vajza të shkolluara, me punë dhe me një gjendje ekonomike të kënaqshme. Kështu e përshkruan gjendjen e kunatës së tij dhe mbesave që u vetëflijuan në Kombinat xhaxhai i tyre Dhimitraq Paskali, i cili ka rrëfyer shumëçka sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për tragjedinë që tronditi jo vetëm Tiranën.

Ai foli dhe për vdekjen e vëllait të tij 15 vite më parë dhe influencën nga sekte fetare në botëkuptimin e tyre. Për Anisën, 30-vjeçaren që humbi jetën, thotë se e ka plagë se ishte më e dashura e gjyshes. Por me sa duket ky botëkuptim ishte dhe shkaku i prishjes së marrëdhënieve mes tyre.

“Po bënin 15 vite në Tiranë. Si e përjetuan vdekjen e babait? Kishin një botëkuptim tjetër. Ka influencuar botëkuptimi i këtyre zuzarëve. Në atë kohë kanë qenë me protestantët. Pastaj dolën të zhgënjyer dhe kaluan me një tjetër. Ne tani po kërkojmë por nuk na e tregonin ne. Ne kërkuam ku ta gjenim po nuk e gjetëm dot, janë mafiozë.

Blerta kishte punuar në një kompani celulare, kishte punë të mirë dhe me rrogë të mirë. Punën e ka lënë shpejt, s’ka lidhje virusi. Ka 6-7 vite që ka ikur nga puna. Na tha se e kam lënë se u bë reformë por kur del kjo mendojmë se e ka lënë për këtë punë. Kur ishte në punë vajza, merrte rrogë të mirë. Edhe e vogla punoi ca kohë, ishte ekonomiste. E ëma punonte në pastrim dhe ajo merrte. Nuk ishin keq nga
ekonomia, ishin më mirë nga unë. Toka kishin, shtëpinë e blenë. Ishin keq nga botëkuptimi.

Mos më ngacmo më se i kam të hidhura gjërat… Kur mora vesh se po bëhej kjo punë, se ishte mbyllur vajza e vogël se e kam plagë për të se ishte më e dashura e plakës, vajta në shtëpi me djali ne gruan dhe pasi bëmë muhabet, unë kam tipin që kërkoj çik llogari dhe thamë ne në punën tonë dhe ju në punën tuaj…më iku filli. Më tha ‘ti ma vdiqe babain’, prandaj them mos më shtyj në këto punë se jam aq i ngarkuar”, deklaroi xhaxhai i vajzave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet