Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Supersfida Partizani-Tirana, zbulohet orari dhe stadiumi ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Derbi i 157-të i kryeqytetit do të luhet këtë të premte në orën 20:45, kjo sipas axhendës së publikuar nga FSHF.

Partizani dhe Tirana do të ndeshen në stadiumin “Air Albania” por pa praninë e tifozerisë, me të cilët jemi mësuar të dhurojnë spektakël në këtë përplasje.

Vitin e shkuar me 12 maj 2019, Partizani nën drejtimin e Gehës arriti të mposhte Tiranën në shifrat 2-1 duke siguruar edhe titullin kampion pas 26-vitesh.

Ndërsa Tirana nuk mund të “marrin hak” këtë derbi pasi humbja e djeshme ndaj Kukësit i ka komplikuar gjërat tek bardheblutë.

Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet