Serbi, ndërrojnë jetë 13 pacientë me koronavirus, 110 pacientë me respiratorë në spital

Kosovë&Rajon
Serbi, ndërrojnë jetë 13 pacientë me koronavirus, 110

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi edhe për 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Rezultatet dolën pas testimit të 8.228 personave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në spitalet e Serbisë, 110 pacientë janë duke u trajtuar me respitatorë.

Më 3 korrik, Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria njoftoi se veshja e maskave është bërë e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.

Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.

ME TE LEXUARAT