Rekord infektimesh në Prishtinë, regjistrohen 102 pacientë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë&Rajon
Rekord infektimesh në Prishtinë, regjistrohen 102 pacientë me

Ditën e hënë u vendos një rekord i ri i të infektuarve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Gjithsej 102 persona nga Prishtina rezultuan pozitivë në testin për Covid-19.

Kështu kryeqyteti u bë edhe komuna e parë që e arrin këtë numër të të infektuarve për 24 orë. Dikush nga qytetarët e sheh si tejet shqetësuese rritjen e numrit të rasteve dhe bën thirrje për kujdes të shtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqetësuese këtë situatë e shohin edhe në komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, thotë që për një muaj e gjysmë rastet me Covid-19 në Prishtinë janë dhjetëfishuar.

“Secila masë jo vetëm ajo por edhe të tjerat që janë të nevojshme në prerjen e zinxhirit janë të mirëseardhura, dhe mendojmë që do të kemi rënie të këtyre rasteve nga mesi I këtij muaji.”

Në Komunën e Prishtinës që nga arritja e pandemisë në Kosovë janë regjistruar 1002 raste me koronavirus, nga ta 742 janë ende aktiv, 255 janë të shëruar, ndërsa 5 persona kanë vdekur.

ME TE LEXUARAT