Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pse ish-kryebashkiaku Kajmaku u shtrua në spital dhe aty u arrestua? Zbardhen prapaskenat

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua në spitalin privat “Contintental” pas 8 muajsh që ishte shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve të para, Kajmaku vuan nga sëmundje kardiake, tensioni dhe diabeti, çka ka bërë që të shkojë në spital pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia.

Sapo ka shkuar në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmë mjekësore, autoritetet policore janë njoftuar nga punonjësit e spitalit për vendndodhjen e tij.

Pas këtij informacioni, Komisariati Nr.1 në Tiranë ka angazhuar një patrullë policie për ekzekutimin e urdhrit të arrestit.

Kujtojmë që Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre si “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet