Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Njihuni me parashikimin e motit për sot në Shqipëri dhe Kosovë

Moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i kthjellët sot, por nuk do të mungojnë vranësirat e herëpashershme, të cilat mund të sjellin edhe reshje lokale shiu kryesisht në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17ºC në 31ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 27ºC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet