Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

‘Nga janari 2021 shteti shqiptar falimenton’, profesori i njohur trondit me deklaratën

Profesor Shinasi Rama thotë se shteti shqiptar është i falimentuar. Sipas tij, nga shtatori dhe më pas gjendja do të përkeqësohet dhe kriza politike, ekonomike, shëndetësore dhe ajo e emigrantëve do ta ulë përtokë shtetin.

I ftuar në RTV Ora, Rama tha se duke nisur nga janari i vitit 2021 shteti shqiptar do të jetë i falimentuar dhe defiçiti buxhetor pritet të kalojë shifrën 2.2 miliardë euro.

“Shteti shqiptar jo është në prag të falimentit, por është i falimentuar. Do të ketë një verë të tmerrshme pa turizmin. Xhiroja 1.4 miliardë e turizmit, nuk do t’i kalojë 300 milionë, se 30 ditë është sezoni i turizmit. Paratë që u morën u shpenzuan për paga dhe për shpenzime arbitrare krejtësisht të panevojshme. Borxhi fshehur ka nisur të bëhet një gangrenë, që shkon në rreth 1.1 miliardë euro.

Ka një gjendje që do të përkeqësohet nga shtatori e më pas. Është kriza e përbashkët që do ta ulë përtokë shtetin shqiptar. Këto do të jenë kriza politike, shëndetësore dhe ajo e emigrantëve. Paria e Tiranës do të mundohet që ta zgjidhë me mjete politike këtë, por nuk do ta arrijë. Do të jetë mbyllja e detyruar që do të vijë nga ardhja e 4 “viruseve”.

Duke nisur nga janari i vitit 2021 shteti shqiptar do të jetë i falimentuar, pasi duke u nisur nga ky vit, nuk do të jetë në mundësi për të mbledhur asgjë. Duke kanalizuar këto aspekte, qeveria po mundohet që ta harrojë këtë gjë për pak muaj, sepse pritet që deficiti buxhetor ta kalojë shifrën 2.2 miliardë euro në shtetin shqiptar. Ky do të jetë litari në fytin e çdo shqiptari që do ta ulë në gjunjë ekonominë për shumë kohë”, u shpreh profesori Shinasi Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet