Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mjeku kosovar në Gjermani: Testet për COVID-19 që bëhen në Kosovë dallojnë nga shtetet e tjera

Testet që bëhen për të vërtetuar COVID-19 dallojnë shumë nga vendi në vend. Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen në Kosovë, në Ballkan dhe në Evropë, mjeku kosovar Halil Krasniqi, që punon në një klinikë të madhe në Shtutgart, ka thënë se efikasiteti i testeve dallon varësisht nga shtetet edhe pse thotë se edhe atje përdoren testet me strisho.

“Efikasiteti i testeve është i ndryshëm fatkqësisht në shtete të ndryshme, në Gjermani por edhe në Kosovë.

Problemi qëndron te testet, në një studim përkatës në Berlin, është verifikuar se testet të cilat i marrin të gatshme për ta marrë strisho, nuk po përmendi përqindje por jane pozitive”.

“Është pacienti i infektuar apo jo, testi është pozitiv, kjo pastaj është korigjuar në kohë të shkurtë janë marrë edhe testet tjera janë hapur dhe janë mbyllur pa marrë strishot e personit, por kanë qenë pozitive.

Edhe këtu duhet të kemi kujdes, por kryesishtë testet qe kanë kaluar ne Evropë janë të sakta”, ka thënë Krasniqi për Radio Televizionin e Kosovës.

Gjithashtu ai ka thënë se testet përmes gjakut janë më të sigurta sa i përket testimit për COVID-19

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet