James Rodriguez me “skonto”, Real Madrid përgjysmon vlerën e kartonit të sulmuesit

Sport
James Rodriguez me “skonto”, Real Madrid përgjysmon vlerën

Merkato e verës nuk do të jetë si ajo e viteve të shkuar. Kjo është e sigurt, pasi ndërprerja e sezonit për shkak të pandemisë së Covid-19 ka lënë shenjë në financat e klubeve.

Si pasojë në këtë dritare të tregut të transferimeve do të ketë shumë okazione. Një prej tyre është James Rodriguez. Dikur një nga talentet e futbollit botëror, sulmuesi kolumbian është kthyer në një problem për Real Madrid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që pas rikthimit nga periudha e huazimit te Bayern Munich, futbollisti nuk ka gjetur hapësira në skuadrën “los blancos”, teksa trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë se nuk bën pjesë në projektin e tij për të ardhmen. Për ta zgjidhur sa më shpejt këtë çështje, Real Madrid ka vendosur të përgjysmojë vlerën e kartonit të sulmuesit.

Kështu, James Rodriguez mund të largohet nga madrilenët për 25 milion euro. Kjo shifër ka futur në garë shumë klube, por sipas mediave spanjolle vetëm dy janë të favorizuar për të marrë shërbimet e tij. Atletico Madrid po studion mundësinë e transferimit të tij, ndërsa edhe mundësia e kalimit te Napoli në Serinë A josh së tepërmi futbollistin kolumbian.

ME TE LEXUARAT