Ish-drejtori Sejdiu flet për vdekjet e dyshimta nga COVID-19 në Kosovë: Mjeku roje dyshoi diçka dhe thirri policinë

Kosovë&Rajon
Ish-drejtori Sejdiu flet për vdekjet e dyshimta nga COVID-19 në

Të premtën në mbrëmje në Klinikën Infektivë të QKUK-së ndodhën disa vdekje të dyshimta të pacientëve të cilët ishin të shtrirë si të konfirmuar me Covid-19.

Në mesnatën në mes të shtunës dhe së dielës tre pacientë në interval të shkurtër kohor ndërruan jetë. Duke e parë situatën, mjeku kujdestar, kishte lajmëruar policinë. Por një veprim nuk po duket i drejtë për drejtuesit kryesor të institucioneve të shëndetësisë kosovare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt e ish-drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiut, mjeku i cili kishte qenë kujdestar atë natë kur ndodhën këto vdekje në Infektivë është dashur së pari që ta lajmërojë menaxhmentin e QKUK-së, respektivisht Klinikës Infektive.

“E dimë që është kohë e pandemisë. Vdekjet po ndodhin edhe në regjion. Ajo që ka ndodhur të dielën. Të dielën mjeku i cili ka qenë kujdestar ka dyshu që tre pacientë ose katër të cilët kanë vdekur në periudhë të afërt kohore. Vdekje atë natë ka pasur edhe në Klinika të tjera. Ditëve të fundit klinikat janë mbushur me pacientë në gjendje të rëndë. Mjeku ka dyshu që dicka ka ndodhë, ose me oksigjen ose me naj aparaturë tjerë. Ai ka thirrur policicinë, e që në fakt mendoj që ai është dashur që ta thëras menaxherin, ose dy-tre kolegë të tjerë që t’i ndihmojnë”, ka thënë Sjediu sot në një konferencë për media.

Ai sqaroi se të gjitha pajisjet e oksigjenit por edhe ato respiratore, kanë qenë në rregull atë natë në QKUK.

“Dyshimi që mos ka pas ndonjë rjedhje të paraturave është kjonstatu që në asnjë moment nuk ka pasur ramie të tensionit, presionit të oksigjenit. Të gjithë ventilatorët tregojnë që ka pasur presion normal të oksigjenit”, tha Sejdiu.

ME TE LEXUARAT